image ​Real Madridi tregon interesim për sulmuesin suedez

Futboll

​Real Madridi tregon interesim për sulmuesin suedez

news image

Sulmuesi suedez ka treguar paraqitje të mira këtë Euro 2020.

Gjiganti spanjoll, Real Madridi, ka shfaqur interesim për sulmuesin e Real Sociedadit dhe të Kombëtares së Suedisë, Alexander Isak, raporton “AS”.

Sulmuesi 21-vjeçar sezonin e kaluar regjistroi 17 gola në La Liga, ku edhe në Euro 2020 ka treguar paraqitje tejet të mira.

“Galaktikët” nuk janë skuadra e vetme që ka shprehur interesim në Isak, pasi që edhe skuadra angleze Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim serioz për të.

Krerët e Real Sociedadit e kanë bërë të qartë që çdo skuadër e interesuar në shërbimet e Isak, duhet të paguajë 70 milionë euro./Gazeta Sinjali Sporti/