image ​PSG me pesë mungesa ndaj Marseille

Futboll

​PSG me pesë mungesa ndaj Marseille

news image

Paris Saint-Germain do të duhet të përballet me një mungesë prej pesë lojtarësh të lënduar për ndeshjen e së dielës në Ligue 1 me Marseille në “Le Classique”.

Leandro Paredes dhe Julian Draxler të dy i janë nënshtruar një operacioni në ijë dhe lëndime në gju, dhe dyshja ka të ngjarë të mungojë deri në fund të sezonit.

Ander Herrera, Abdou Diallo dhe Layvin Kurzaëa gjithashtu janë përjashtuar nga përballja me djemtë e Jorge Sampaolit, që të tre planifikojnë të kthehen në stërvitje javën e ardhshme.

Angel Di Maria dhe Keylor Navas kanë hequr qafe problemet e tyre muskulare dhe janë gati për t’u kthyer në skuadër dhe për të rritur opsionet e Mauricio Pochettinos.

PSG aktualisht ka një epërsi prej 12 pikësh ndaj Marsejës së vendit të dytë në krye të renditjes dhe mund të bëjë një hap gjigant drejt rifitimit të titullit me një fitore eventuale në “Parc des Princes”.

Lista e plotë e të ftuarve të Pochettinos: Navas, Donnarumma, Letellier, Lavallee, Hakimi, Kimpembe, Ramos, Marquinhos, Kehrer, Mendes, Bernat, Pereira, Verratti, Gueye, Wijnaldum, Ebimbe, Simons, Michut, Di Maria, Messi, Mbappe, Neymar

/GazetaSinjaliSport/