image ​Pësojnë rënie çmimet e konsumit

Ekonomi/ ​Pësojnë rënie çmimet e konsumit

news image

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.2% në shkurt 2020, krahasuar me muajin janar 2020, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Kjo shpjegohet me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pije alkoolike (-1.1%); veshje (-3.0%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.6%); drunj për ngrohje, përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1.6%); naftë dhe benzinë, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (0.9%); perime (2.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2020 me muajin janar 2019 ishte 1 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 1.0% në muajin shkurt 2020, krahasuar me muajin shkurt 2019, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit: bukë dhe drithëra (2.3%); mish (2.5%); pemë (7.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.6%), etj.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-11.1%); pije alkoolike (-2.4%); veshje (-3.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.9%) – (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.6 për qind) në IHÇK. /Gazeta Sinjali/