image ​PDK inicion seancë të jashtëzakonshme për Badovcin

Kosovë

Prishtinë/ ​PDK inicion seancë të jashtëzakonshme për Badovcin

news image

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me tendencat dhe diskutimet për aktivitet afariste në liqenin e Badovcit.

Për të diskutuar mbi këtë çështje, dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.

Siç njofton PDK, në këtë takim është vendosur, që përmes asambleistëve të saj në Komunën e Prishtinës, të fillojë menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të Liqenit të Badovcit për qytetarët e Prishtinës, për furnizim me ujë si dhe ruajtje të mjedisit, Dega e PDK-së në Prishtinë konsideron se çdo tentim për të zhvilluar aktivitet afarist dhe banimor në afërsi të liqenit, është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet”, thuhet në njoftim.

Dega e PDK-së në Prishtinë përmes këtij njoftimi kërkon nga asambleistët e të gjitha partive në Kuvendin Komunal që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të caktojnë sa më parë ditën për diskutim mbi këtë çështje./Gazeta Sinjali/