image ​Osmani ngushëllon familjarët për vdekjen tragike të dy fëmijëve në Milloshevë

Sociale

​Osmani ngushëllon familjarët për vdekjen tragike të dy fëmijëve në Milloshevë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime familjeve Tërbunja dhe Salihu me rastin e vdekjes tragjike të dy fëmijëve dje në fshatin Milloshevë, të komunës së Obiliqit.

“Jemi thellë të prekur nga humbja e jetës së dy fëmijëve të familjes Tërbunja dhe Salihu nga Millosheva. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre. Në emër të Kuvendit të Kosovës, familjeve dhe kryetarit të komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, u shpreh ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegramin e kryeparlamentares. /Gazeta Sinjali