image ​Një konvoj i batalionit të KFOR-it do të arrijë në Kosovë në ditët në vijim

Siguri

​Një konvoj i batalionit të KFOR-it do të arrijë në Kosovë në ditët në vijim

news image

KFOR ka njoftuar se nga data 21 deri më 26 dhjetor një konvoj i batalionit rezervë operacional i tyre do të hyjë në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale Hungareze do të drejtojnë automjetet.

KFOR-i ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes sepse madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor.

/GazetaSinjali/