image ​Ngjarjet e datës 11 nëntor

Kosovë

​Ngjarjet e datës 11 nëntor

news image

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Para Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 09:15)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; si dhe shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale raporton ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, me rend dite: Shqyrtimi i dytë i Projektligiit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00).

Paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Transmetim live: www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 11:00)

Shënohet 8 Nëntori – Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve. (Objektin e ish-Rilindjes, kati XVIII, salla e takimeve, ora 11:00)

Në kuadër të aktivitetit “Frymë për të Ardhmen” do të mbillen 1000 fidanë. (Kodra e Dëshmorëve, Gjilan, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 20 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në gusht, shtator, tetor dhe nëntor 2020. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, viziton Komunën e Suharekës. (Ndërtesa e Komunës, Suharekë, ora 15:00)

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vizitojnë punimet në rregullimin e ujësjellësit në fshatin Reqan, me investim nga CDI – Qeveria Zvicerane, “Hidroregjioni Jugor” dhe Komuna e Suharekës. (Reqan, Suharekë, ora 15:30)/Gazeta Sinjali/