image ​"Mjaft është mjaft"/ Vasfije Krasniqi reagon për dhunimin e të miturës në Kamenicë

Sociale

​”Mjaft është mjaft”/ Vasfije Krasniqi reagon për dhunimin e të miturës në Kamenicë

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka reaguar për dhunimin seksual të së miturës në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se lajmi për dhunimin e një vajze të mitur është i trishtueshëm dhe i tmerrshëm. Krasniqi u ka bërë thirrje Policisë dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë pamëshirshëm ndaj kriminelëve.

“Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/