image Kërkohet që brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i policisë në Karaçevë

Kosovë

Kërkohet që brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i policisë në Karaçevë

news image

Rreth dy muaj pasi pjesëtarë të uniformuar të Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu është duke raportuar për këtë çështje para Kuvendit të Kosovës.

Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Veliut iu faturua dështimi i mosmbrojtjes dhe kontrollimit të kufijve si dhe integritetit territorial të vendit. Për këtë kërkuan që përmes një rezolute të merren masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, si dhe vendosjen e një nënstacioni të përhershëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Iniciuesja e interpelancës, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se ndërhyrja e pjesëtarëve serb në territorin e Kosovës është cenim për vendin.

Ndërkohë, Mulhaxha-Kollçaku paraqiti dy nga pikat e rezolutës së Vetëvendosjes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të përdorin të gjitha mekanizmat kushtetues për mbrojte të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Pika e dytë, brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së po ashtu u kërkoi grupeve të tjera parlamentare që të votojnë këtë rezolutë, ndërkohë seanca plenare po vazhdon.
/Gazeta Sinjali/