image ​KB Trepça shkon në finale

Basketboll

​KB Trepça shkon në finale

news image

Klubi Basketbollistik Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:76 (10:25, 25:14, 28:22, 20:17), për t’u kualifikuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 4:16 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 10:25.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë shumë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi në 20 pikë, 11:31, por nga ky moment mitrovicasit hyn në një seri të jashtëzakonshme, duke afruar shifrat në 33:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 35:37.

Lojë shumë rivalizuese u zhvillua në periodën e tretë, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, duke luftuar për çdo top dhe duke e bërë sfidën shumë interesante, e padyshim një nga më të mirat e këtij edicioni. Pejanët kishin epërsi në gjashtë pikë, 49:55, e më pas rikthehen ‘Xehetarët’ për të barazuar rezultatin në 55:55 dhe duke kaluar në epërsi 63:57, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59.

Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mbrojtje të fortë dhe një luftë të vërtetë, për të bërë sfidën shumë dramatike.

Pesë minuta nga fundi rezultati ishte 73:70, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me rezultat 83:76, për t’u kualifikuar në finale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/