image ​I bie valixhja në flokët e transplantuara, kërkon dëmshpërblim

Qesharake

​I bie valixhja në flokët e transplantuara, kërkon dëmshpërblim

news image

Një italian që kreu një transplant flokësh në Stamboll, ka hedhur në gjyq kompaninë ajrore turke “Turkish Airlines”, për dëmin e shkaktuar atij kur një valixhe i ra në kokën e sapo operuar derisa ishte në aeroplan.

Burri 37-vjeçar, me origjinë nga Italia, ka vendosur të ngre padi ndaj kompanisë turke, pasi disa muaj pas operacionit doli që flokët e tij të transplantuara ishin rritur me sukses në të gjitha vendet, përveç aty ku ishte goditur me valixhe. /Gazeta Sinjali/