Si në shumë vende të botës edhe në Francë u hapën shkollat sot.
Ministri i Arsimit në Francë, Jean-Michel Blanquer, tha për televizionin BFM se të gjithë fëmijët duhet të ndjekin mësimin në shkolla, ndërsa prindërit nuk duhet të tremben.
Pas karantinës, e cila zgjati nga mesi i marsit deri në mes të majit, Franca hapi gradualisht të gjitha shkollat, pasi autoritetet ishin të shqetësuara për numrin e madh të fëmijëve.
Franca është një nga vendet më të prekura me COVID-19 në Evropë, me më shumë se 30,000 të vdekur.
Numri i të infektuarve është rritur javët e fundit, me më shumë se 5,000 të infektuar çdo ditë.
Në tri javët e para të korrikut kishte më pak se një mijë të infektuar në ditë. /Gazeta Sinjali/