image ​Guterres: Të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur luftën

Botë

Siguri/ ​Guterres: Të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur luftën

news image

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se do të vazhdojë angazhimin aktiv me aktorët përkatës, në përpjekje për të ulur tensionet SHBA-Iran, pas sulmeve raketore iraniane në bazat irakiane të forcave amerikane.

“Është detyra jonë e përbashkët të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur luftën në Gji, gjë që bota nuk mund ta përballojë”, deklaroi Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për paqen, ku i kërkoi të dyja palëve të ndalojnë përshkallëzimin e tensioneve. /Gazeta Sinjali/