image ​Formacionet e mundshme PSG - Lyon, a do të luajë Shaqiri përballë yjeve botërore sonte

Futboll

​Formacionet e mundshme PSG – Lyon, a do të luajë Shaqiri përballë yjeve botërore sonte

news image

Liga franceze në futboll ka arritur në javën e gjashtë të saj dhe sot zhvillohen disa ndeshje shumë interesante në këtë kampionat.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Paris Saint Germain dhe Lyonit që zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 20:45.

Nga pesë ndeshjet e para, skuadra e trajnerit Maurizio Pochettino ka pesë fitore dhe rrjedhimisht kryeson tabelën me 15 pikë. Ndërkaq, Lyoni ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje duke u renditur në vendin e shtatë me tetë pikë të mbledhura.

Nga radhët e Lyonit, Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, por nuk pritet që ai të jetë në fushë nga minuta e parë. Mbase, varësisht nga ecuria e ndeshjes, ish-lojtari i Liverpoolit mund t’i ketë disa minuta në dispozicion përballë yjeve se Messi, Neymar e Mbappe.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (4-2-3-1): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Gueye; Di Maria, Messi, Neymar; Icardi

Lyon: (4-2-3-1): Lopes; Gusto, Da Silva, Denayer, Emerson; Guimaraes, Caqueret; Shaqiri, Aouar, Ekambi; Slimani./Gazeta Sinjali Sporti/