image ​“Festival golash” deri më tani në Premier Ligë

Futboll

​“Festival golash” deri më tani në Premier Ligë

news image

Premier Liga angleze e njohur ndryshe edhe si liga më atraktive në botë është afër që të thyejë rekord për më së shumti gola të shënuara për një periudhë të shkurtër.

Gjatë 46 ndeshjeve të luajtura, janë shënuar gjithsej 171 gola me një mesatare prej 3.72 golash për lojë. Nëse do vazhdojë kjo seri e mrekullueshme me gola, të gjitha ekipet në Angli në top ligë në fund të edicionit mund të arrijnë në shifrën e 1,414 golave.

Edicioni 2020/21 për momentin ka mesataren më të lartë të golave të shënuara në histori të Premier Ligës dhe nëse ekipet vazhdojnë kështu, do ta kalojnë shifrën e golave të edicionit 2018/19, ku u shënuan gjithsej 1,072 gola me një mesatare prej 2.82 gola për ndeshje.

Edhe edicionet e kaluara ishin të ngjashme me atë të vitit 2018/19, ku 2.81 gola për ndeshje u shënuan në edicionin 2011/12, dhe me një koeficient të njëjtë prej 2.80 gola të shënuar në edicionet 2010/11, 2012/13 dhe 2016-17.

Vikendi që lamë pas u përcjell me dy super ndeshje me mori golash, ku ekipi i Chelsea-s barazoi me Southamptoni-n me rezultat 3:3 dhe ndeshja tjetër mes Tottenham dhe West Ham United që po ashtu u mbyll me rezultat të barabartë 3:3. /Gazeta Sinjali/