image ​EULEX: Situatë e qetë në pikëkalimet e përbashkëta Kosovë-Serbi

Kosovë

​EULEX: Situatë e qetë në pikëkalimet e përbashkëta Kosovë-Serbi

news image

Qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është duke shkuar pa vonesa dhe pa incidente, kështu ka deklaruar shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ai ka thënë se situatën po e monitoron njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.

Wigermark tutje tha se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Lars-Gunnar Wigemark @LarsGWigemark @EULEXKosovo Njësia e Formuar Policore dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarëve Evropianë po monitorojnë situatën në të gjashtë pikat e përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi i këtij viti. mengjes.Trafiku po rrjedh pa vonesa apo incidente te medha.XHANARMERI"

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Serbia nuk ka ndonjë mënyrë që ua mundëson shtetasve jashtë saj që të votojnë, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të organizohen zgjedhjet e shtetit fqinj në territorin e Kosovës.

/GazetaSinjali/