Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Borrell ka shkruar se nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë kryediplomati evropian, pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në dialogun e drejtuar nga emisari special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Presidenti Thaçi ka deklaruar se se për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova duhet të bashkohet me të gjithë, por duhet të bëjë edhe diferencimin e partnerëve të saj strategjikë se kush mund të zhvillojë negociatat, të përmbyllë marrëveshjen dhe të zbatojë atë.
/Gazeta Sinjali/