image ​Bislimi - opozitës: Mos na jepni këshilla, jemi në këtë gjendje për shkakun tuaj

Politikë

​Bislimi – opozitës: Mos na jepni këshilla, jemi në këtë gjendje për shkakun tuaj

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka kërkuar partive opozitare të mos i japin këshilla ekzekutivit, pasi që, sipas tij, vendi është në krizë energjetike edhe për shkak të veprimeve të tyre në periudhën sa kanë qenë në pushtet.

Në debatin parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, Bislimi tha se sheh shumë paradokse nga ana e opozitarëve.

“Evidentimi i disa paradokseve të debatit të sotëm. Sa herë që në diskutimet për problemet aktuale po tentojmë të gjejmë korrigjimin e problemit, neve po na mbyllën goja duke thënë mos u merrni me dështimet tona dhe veprat, por zgjidhini problemin. Pastaj të njëjtën fjali po thoni se kështu keni thënë në vitin 2013.”

Të nderuar deputet, Kosova nuk është këtu falë deklaratave tona, por falë veprimeve tuaja. Nëse nuk duhet të merremi me veprimet e juaja pse duhet të merreni me deklaratat tona. Nëse Kosova është këtu për shkak të dështimeve tuaja, më e pakta që mundeni me bërë është mos me na dhënë këshilla. Pasi këshillat tona janë tjera dhe shkojnë tjetër drejtim”, tha ai.

Ai kritikoi tri partitë opozitare edhe për populizëm.

“Partitë opozitare secila më e djathtë se tjetra në vazhdimësi e kanë sulmuar qeverinë Kurti si qeveri komuniste dhe sot po thonë se sot duam që me votë të vendosim për çmimet. Aman a mundeni veç me thanë çka do me thanë fjala populizëm”, shtoi ai./GazetaSinjali/