image ​Basha: PD do të dërgojë rezolutë në Kuvend për ta dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Shqipëri

​Basha: PD do të dërgojë rezolutë në Kuvend për ta dënuar gjenocidin serb në Kosovë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, të kryer nga forcat serbe, gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se PDK do të paraqesë në Kuvend një rezolutë e cila do të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe gjenocidin serb në Kosovë, mbi të cilin mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, ka shkruar Basha në Twitter./Gazeta Sinjali/