Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pasi ka ndjerë dhimbje gjatë humbjes nga Aston Villa te dielën, ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta.
Reprezentuesi nga Ghana luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes në “Emirates Stadium” duke u detyruar të largohet dhe u zëvendësua nga Dani Ceballos.
“Për momentin nuk mund të them shumë. Ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të cilat do të na e tregojnë shkallën e lëndimit të tij”, shpjegoi trajneri spanjoll.
“Doktorët do ta thonë fjalën e tyre dhe pastaj do të vendosim sesi do të veprojmë me Parteyn”, shtoi Arteta. /Gazeta Sinjali/