image ​Angazhohet policia pasi David Datuna hëngri bananen në vlerë 120,000 dollarë

Botë

Artisti/ ​Angazhohet policia pasi David Datuna hëngri bananen në vlerë 120,000 dollarë

news image

Performuesi David Datuna hëngri një instalim nga artisti italian Maurizio Cattelan, i përbërë nga një banane ngjitur në mur, e cila ishte shitur për 120,000 dollarë.

Instalimi ishte vendosur në murin e Galerisë së Arteve Bazel në Majami, Florida, transmeton KosovaPress.

Datuna gjithashtu ndau performancën e tij në mediat sociale, duke shtuar se instalimi ishte i shijshëm dhe se ai admiron veprat e Cattelan.

Pas zëvendësimit të instalimit, policia u angazhua për të parandaluar vjedhjet e ngjashme.

Për fat të mirë për klientin, instalimi ka një certifikatë të origjinalitetit që lejon zëvendësimin e bananeve.

Cattelan bëri tre instalime që përfshinin banane që shkaktuan polemikë në botën e artit. Dy të parat u shitën për 120,000 dollarë dhe e treta mund të arrinte në 150,000 dollarë.

Në shtator, puna e Cattalan, një guaskë tualeti prej ari, e vlerësuar në gjashtë milionë dollarë, u vodh nga Pallati Blenheim në Angli. /Gazeta Sinjali/