image ​Zjarrfikësit e Prishtinës ankohen për buxhetin e ulët - Sinjali

​Zjarrfikësit e Prishtinës ankohen për buxhetin e ulët

news image

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, zjarrfikësit e Prishtinës i pret në gjendje jo të mirë. Ata kërkojnë kushte më të mira pune, zgjidhjen e statusit dhe një buxhet të caktuar dedikuar për këtë kategori.

Malë Gashi, ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, thotë se për shkak të statusit të pa definuar, ata nuk kanë buxhet të caktuar të dedikuar për brigadën e zjarrfikësve. Ai thotë gjithashtu se edhe kushtet e punës duhet të përmirësohen.

“Kushtet duhet të përmirësohen. Tash në proces të ndërtimit një pjesë e kësaj tarrace ku po duket, ka rrjedhur poshtë nga uji në katet e tjera. Komuna ka hapur tender për atë pjesë dhe besoj se do të rregullohet. Ne nuk kemi buxhet të caktuar për brigadën e zjarrfikëseve për shkak të statusit të ulët”, theksoi Gashi.

Ai ka bërë të ditur për arsyeje të ngecjes së buxhetit Agjencia e menaxhimit emergjent në bashkëpunim me komunat nuk ka pasur mundësi të ndaj pajisje personale, teksa komuna po i mbështet kërkesat e tyre.

“Në jemi punëtorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që menaxhohen nga Agjencia e menaxhimit emergjence në koordinim dhe bashkëpunim me komunat. Kjo ka ngecur për shkak të buxhetit, por komuna e Prishtinës dhe AME-ja ndajnë buxhet ose pajisje personale aty ku mundësi. Për arsyeje të buxhetit që nuk e ka nën menaxhim, nuk ka ndarë buxhet dhe nuk ka mundësi ta ndajë. Ndërsa komuna ndan buxhet herë pas here dhe na mbështet në kërkesat tona”, tha ai.

Ndihmës i komandantit gjithashtu ka shtuar se duhet të rritet numri i stafit, ku duhet të jenë 135 operativë që punojnë me ndërrime.

“Ne kemi staf prej 92 vetash në brigadën profesionale, por jo vetëm këtu, sepse kjo është baza, ndërsa kemi edhe dy stacione të tjera Llapnasellë dhe Kodrën e Trimave”.

“Kjo shkon për kokë të banorit. Në përgjithësi standardi është kështu dhe në bazë të vlerësimit të rrezikut që paraqiten brenda një territori. Te ne në fakt minimumi duhet të jetë 135 operativë që të punojnë me ndërrime. Ne kemi shumë mungesa, përveç kësaj, mosha mesatare ka arritur një shkallë ku nuk është e mirë për shërbimin tonë”, ka thënë Gashi për KP.

Ndryshe, me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka vizituar sot Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin