image ​Në Itali, kush nuk i mban maskat do të gjobitet nga 400 deri në 1000 euro - Sinjali

​Në Itali, kush nuk i mban maskat do të gjobitet nga 400 deri në 1000 euro

news image

Italia po planifikon sanksione mjaft të rënda administrative për personat që nuk respektojnë detyrimin për mbajtjen e maskës.

Kush del nga shtëpia duhet ta ketë maskën gjithmonë me vete, sepse po shihet dhe mundësia që ajo të bëhet e detyrueshme deri dhe në rrugë.

Nga 400 deri ne 1000 euro do të jenë gjobat për ata që nuk mbajnë maska në ambiente të hapura.

Nga ky detyrim përjashtohen vetëm fëmijët nën 6-vjeç, individët që bëjnë aktivitet fizik apo njerëzit me patologji të cilat nuk ia lejojnë përdorimin e maskës. Edhe më të ashpra janë masat për ata që shkelin karantinën.

Këta persona do të ndëshkohen me 500 deri në 5000 euro gjobë, por edhe mund të arrestohen nga 3 deri në 18 muaj.

Lokalet që nuk respektojnë normat sanitare kërcënohen nga gjoba deri në 1000 euro dhe mbyllje të biznesit nga 5 deri në 30 ditë. Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2.600 raste të reja dhe 28 vdekje./ Gazeta Sinjali /


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: