image ​Lekaj i ashpër me deputetët e VV-së: Jeni praktikantë - Sinjali

​Lekaj i ashpër me deputetët e VV-së: Jeni praktikantë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj i ka quajtur praktikantë dhe mashtrues deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritje të çmimit të rrymës, deputeti Lekaj u shpreh se e mira e gjithë kësaj do të ishte që Qeveria të dorëzohet dhe të siç thotë ai të pranojë që nuk kanë ditur që qeverisja kërkon përkushtim dhe jo të lihen qytetarët në vetmi.

Ne po iu themi si grup parlamentar si Aleancës iu bëjmë ftesë që të bashkohemi dhe t’i mbrojmë qytetarët dhe mos t’i lëmë në vetmi sikur kjo qeveri, më mirë dorëzohuni dhe thoni se nuk e kemi ditur se qeverisja, menaxhimi i vendit do bukur përkushtim dhe do që me të vërtetë t’i mbroj qytetarët, dhe jo në këtë mënyrë t’i lë zbrazët këto karrige. Dhe ajo që iu them ju Vetëvendosjes mendoj se ju e keni quajtur vetën se jeni të përkushtuar por po iu them se jeni praktikantë, jeni ata që gjithçka që keni folur keni mashtruar”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin