image PDK hap fushatën zgjedhore në Podujevë, këto janë premtimet e Naim Fetahut

Politikë

PDK hap fushatën zgjedhore në Podujevë, këto janë premtimet e Naim Fetahut

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Podujevë, ku është bërë thirrje për mbështetje të kandidatit Naim Fetahun për ndryshim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kandidati për kryetar të llapjanëve, Naim Fetahu pati kritika për udhëheqësit aktualë të kësaj komune, meqë tha se gjatë pandemisë ka pasur blerje të produkteve medicinale pesë herë më të shtrenjta se që kanë qenë.

“Ne kemi angazhimin tonë të plotë që të kuptojmë kushte për biznesin, të krijojmë një bend ku të vendosim bizneset, një park të bizneseve. Në 100 ditshin e parë do të bëjmë studimin e fizibilitetit duke u kushtuar kushte, ujë, rrymë. Do të krijojmë një zyre në komunë. Shqetësuese ka qenë arsimi, nota e ulët mesatare. Nepotizmi në arsim ka shkatërruar arsimin. Drejtorë pa kontrata. Shkolla pa infrastrukturë përcjellëse”, theksoi ai.

Fetahu premtoi se do të rrisin shumën e subvencioneve të fermerëve. Ai tha se kategoritë e dala nga lufta nuk e kanë pasur një zyrë në komunën tonë, ndërsa, shoqata e gjuetarëve ka pasur zyre.

“Ora e ndryshimit të vërtetë po vjen tani. Bashkë me ju sot po i them mjaft zhgënjimit të të rinjve, injorimit të kategorive të dala nga lufta, për një Podujevë që doni. Na prift e mbara”, tha Fetahu.

Ushtruesi në detyrë i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Besiana ka territorin më të madh pas Prishtinës, e që për këtë sipas tij kjo komunë për 20 vjet kësaj komune i është ndalur koha.

“Prandaj Naim Fetahu dhe PDK është ndryshimi në Podujevë. Ata të cilët e duan dështimin mendoj që këtë e kanë parë deri më tash. Fetahu e ka një program të qartë dhe e bën adresë për arsim cilësor dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ai i ka edhe përgatitjet për të qenë udhëheqës i komunës”, theksoi Hoxhaj. /Gazeta Sinjali/