Rajonet jugore në Zvicër dhe Austri janë duke ndërmarrë hapa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përtej kufijve me Italinë.
Kantoni zviceran i Ticinos njoftoi se spitalet do të izolojnë dhe testojnë të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.
Ticino është fqinj i Lombardisë së prekur nga virusi. Rreth 68 mijë persona udhëtojnë çdo ditë për punë nga Italia në Ticino.
Në provincën Carinthia të Austrisë, Guvernatori Peter Kaiser, njoftoi për shmangien e udhëtimeve drejt rajoneve të prekura nga virusi në Itali.
Kujtojmë se nga Covid-19 në botë kanë vdekur mbi 2 mijë e 360 persona ndërsa mbi 77 mijë të tjerë janë infektuar nga ky virus./GazetaSinjali/