image ​Veteranët e UÇK-së pranë shtëpisë së Krasniqit: Kjo gjykatë është e njëanshme

Drejtësi

​Veteranët e UÇK-së pranë shtëpisë së Krasniqit: Kjo gjykatë është e njëanshme

news image

Ish-bashkëluftëtarët e Jakup Krasniqit janë mbledhur para shtëpisë së tij në Negrovc të Drenasit, derisa në oborr po qëndrojnë forcat e EULEX-it.

Shoqatat e dala nga lufta, qe operojnë në Komunën e Drenasit, bastisjet e hetuesve të Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së po i shohin si të turpshme.

Kryetari i OVL-UÇK, dega në Drenas,Enver Hajdari tha se Gjykata Speciale është e njëanshme.

“Këto bastisje janë të njëanshme, bastisen vetëm pjesëtarët e UÇK-së, zinxhiri komandues i UÇK-së, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk do ta njohim sepse është gjykatë e njëanshme, gjykatë raciste, sepse kriminelët e dinë ku janë, bastisjen e shohim si gjënë më të turpshme që ndodh pas 20 vitesh”, tha Hajdari.

Ai tha se familja Krasniqi janë izoluar tani derisa po kryhet ky operacion i hetuesve të Speciales, dhe sipas tij ata kanë maltretim psikik.

“Familjarët thonë jemi në formën psikike të maltretuar, të izoluar në një dhomë , as ne nuk po na lejohen hyrjet e daljet…Ne do të qëndrojmë këtu normal”, shtoi ai.

Deri tani nuk ka informacione nëse shtëpia në fshat, e ish-zëdhënësit të UÇK-së, ka filluar të bastiset, veçse pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e shtëpisë së Krasniqit, me dyer të mbyllura.

Ndërsa në shtëpinë e tij në Prishtinë, që prej orëve të para të mëngjesit ka nisur bastisja, derisa avokati siç ka thënë avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar dhe se sot pritet edhe transferimi i Krasniqit për në Hagë./Gazeta Sinjali/