image ​Të premten Federata e Basketbollit mban kuvendin zgjedhor

Basketboll

​Të premten Federata e Basketbollit mban kuvendin zgjedhor

news image

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të mbaj Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të premten, me fillim nga ora 15:00, shkruan Sinjali Sportiv.

Kuvendi do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë por për shkak të pandemisë Covid-19 dhe protokollit anti-Covid-19, në Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona, ku 39 prej tyre përbëhen vetëm nga delegatë, dhe për këtë arsye numri i pjesëmarrësve është i limituar. Gjithashtu, Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.

Siç është flitet, kryetari aktual i FBK, Arben Fetahu është kandidati i vetëm në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, pasi thuhet që ka arritur të sigurojë nominimet e nevojshme nga klubet.

/Sinjali Sportiv/