image Këta janë deputetët shqiptarë që nuk e votojnë Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

Rajon

Këta janë deputetët shqiptarë që nuk e votojnë Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

news image

Veçmë ka filluar seanca ku do të votohet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, i propozuar nga BDI-ja, pra Talat Xhaferi i cili deri më tani ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit.

VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit është dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

E Majata, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti dhe nuk do ta votojë as sot për Kryeministër Talat Xhaferi.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, pra Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Arsyet e tyre janë të ndryshme, megjithatë, Talat Xhaferi nuk do e merr besimin e tyre.

/GazetaSinjali/