image ​Mbi 500 mijë njerëz marrin vaksinën antiCOVID në Britani

Evropë

​Mbi 500 mijë njerëz marrin vaksinën antiCOVID në Britani

news image

Më shumë se gjysmë milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe Biontech në Britaninë e Madhe, ka bërë të ditur sot kryeministri, Boris Johnson, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për shtyp në ditën kur më shumë se 40 vende pezulluan lidhjet e trafikut me Britaninë për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të virusit korona në vend, Johnson tha se ai e kuptonte nervozizmin në vendet e tjera.

Ai tha se qeveria britanike veproi “posa u informua” për shfaqjen e një varianti të ri të virusit, raporton BBC.

Johnson deklaroi, megjithatë, se ekziston një rrezik “shumë i vogël” që shoferët në kamionë që ndalojnë në portin Dover dhe nuk mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Evropë, mund të përhapin virusin korona.

Ai gjithashtu tha që shkollat mund të rihapen në janar, por kjo do të varet nga përhapja e pandemisë.

/Gazeta Sinjali/