Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarët e të gjitha komunave të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi do të jetë situata me pandeminë COVID-19.
Takimi do të mbahet nesër rreth orës 10:00.
Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj elektronike, ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Mirëpo, në këtë komitet, i cili do të udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është përfshirë Asociacioni i Komunave të Kosovës./Gazeta Sinjali/