Komandot e FSK-së po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot po i arrijnë me sukses.
“Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj”, ka shkruar ai.