Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka thënë që Juventus do të dështojë nëse varet nga Paulo Dybala.
Cassano nuk beson që argjentinasi është ndonjë ‘fenomen’, siç njihet në Itali.
“Dybala vazhdon të jetë lojtar i mirë. Kam dëgjuar që e kanë thirrur ‘fenomen’ ose ‘Messi i ri’, për dy ose tri vjet. Për mua vazhdon të jetë vetëm lojtar i mirë. Nëse Juventus varet nga Dybala, atëherë do të rrezikojë të humbasë gjithçka”, deklaroi ai.
Dybala vazhdon të jetë i kërkuar nga disa klube evropiane si Tottenham, United e PSG.
“Zonja e Vjetër”, këtë sezon është në vendin e dytë në tabelë me 13 pikë, dy më pak se lideri Inter që nuk di për humbje./Gazeta Sinjali/