Koordinatori për veprat penale për narkotikë në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i Shtetit Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot takim koordinues me Policinë e Kosovës lidhur me veprat penale të narkotikëve që ndodhin brenda hapësirave të burgut të Dubravës.
“Në takim u diskutua për intensifikimin e veprimeve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës, ku u morën disa rekomandime, të cilat do të ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie.
Disa nga rekomandimet e nxjerra gjatë këtij takimi koordinues kanë të bëjnë me shtimin e masave siguruese brenda burgut të Dubravës”.
Të pranishmit u pajtuan që këto rekomandime të realizohen në afatin optimal dhe njëkohësisht takimet e tilla të mbahen çdo tre muaj. /Gazeta Sinjali/