image ​Hoti u jep "gajret" protestuesve: Zhbllokimi i llogarive të PTK-së është çështje ditësh

Financa

​Hoti u jep “gajret” protestuesve: Zhbllokimi i llogarive të PTK-së është çështje ditësh

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka premtuar se ditëve në vijim do të bëhet zhbllokimi i xhirollogarive të Postës dhe Telekomit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jemi duke punuar, për disa dite e përmbyllim edhe këtë çështje mjaft të ndjeshme. Jemi në rrugë të mbarë, besoj që së shpejti do të dalim për të bërë ditur”, tha ai.

Këto deklarata Hoti i bëri në Bakën Qendrore të Kosovës, pas një takimi me guvernatorin Fehmi Mehmeti.

“Diskutuam në detaje për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të kemi me BQK me masat e reja për rimëkmëbje ekonomike nga janarin e tutje, sepse është e qartë që do të përballemi me këtë pandemi edhe përtej dhjetorit”, tha Hoti.

“Po përmbyllet një vit me stabilitet shumë të mirë të sistemit bankar”, shtoi ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se BQK-ja e ka ndihmuar qeverinë me të gjitha kapacitetet e saj.

“BQK ka ndihmuar me të gjitha kapacitetet e saj profesionale Qeverinë e Kosovës, mbetët e përkushtuar të vazhdojë kontributin e saj për ekonominë e vendit për tejkalimin e krizës nga pandemia Covid19. Kjo situatë kërkon përkushtim e bashkëpunim te ngushtë institucional”, tha ai./Gazeta Sinjali/