image Tahiri i quan hajna protestuesit, thotë se qeveria nesër merr vendim për Telekomin

Kosovë

Tahiri i quan hajna protestuesit, thotë se qeveria nesër merr vendim për Telekomin

news image

Po vazhdon protesta e punëtorëve të Telekomit para objektit të Qeverisë teksa po kërkojnë zhbllokimin e xhirollogarive dhe që Qeveria të merr përgjegjësi për gjendjen e krijuar në Telekom, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka dalë jashtë objektit të Qeverisë dhe u ka thënë se nesër do të marrin vendim lidhur me këtë çështje.

Po ashtu Tahiri u është kundërpërgjigjur atyre duke i thënë se ata janë më hajna se krejtë.

“Blerimi e dha pozicionin e vet. Kjo nuk është temë hajgare, është temë serioze. Qeveria duhet me dhënë zgjidhje, askush tjetër. Blerimi e ka arritë që me e përgatit marrëveshjen. Ne duhet me marrë këtë vendim dhe këtë vendim duhet me marrë shpejt, më së largu nesër”.

“Për ata që po thojnë hajna, unë ju kqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë nuk jam hajn, jam njeri përfaqësues. Nesër Qeveria duhet me ia dhënë kësaj një zgjidhje”.

“Tash do ta dërgoj një e-mail te qeveria, te kryeministri, që këtë punë me kry nesër në afatin më të shkurtër kohor. Jam me ju, ju kuptoj, edhe unë kam fëmijë si ju”, u ka thënë Tahiri protestuesve.

/GazetaSinjali/