Ish-zëvendësprokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Sally Yates dhe prokurori i përgjithshëm i Californias, Xavier Becerra janë kandidatë për postet më të larta në administratën e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden, raporton Reuters nga dy burime pranë selisë së demokratëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas agjencisë, Sally Yates, e cila është një anëtare i ekipit këshillues të Biden, është “pa dyshim” një kandidate për prokurore të shtetit.
Donald Trump shkarkoi Yates në fillim të mandatit të tij, pasi ajo sfidoi Shtëpinë e Bardhë duke refuzuar të mbrojë kufizimet e udhëtimit që synojnë shtatë shtete me shumicë myslimane.
Becerra është një zgjedhje e mundshme për sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, thanë të dy burimet, njëri prej të cilëve është një strateg demokrat pranë ekipit të tranzicionit të Biden.
Sipas këtyre burimeve, Becerra mund të ndihmojë përpjekjet për të bashkuar fëmijët migrantë të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre. /Gazeta Sinjali/