image ​153 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rajon

​153 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

news image

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 13 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 7 mijë e 145 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, janë konfirmuar 153 raste të reja, si dhe 309 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Maqedoni të Veriut ka arritur në 202 mijë e 705, prej të cilëve 188 mijë e 849 janë shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6 mijë e 711.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1 milion e 386 mijë e 978 teste për COVID-19, përfshirë 1 mijë e 549 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit./GazetaSinjali/