Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Në një deklaratë të dhënë të dielën, Psaki tha se kontakti i saj i fundit kishte qenë me presidentin amerikan Joe Biden ku ata ishin më shumë se 6 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden, i cili testohet shpesh, rezultoi negativ për herë të fundit të shtunën.
Psaki, nuk e shoqëroi Biden në udhëtimin e tij jashtë vendit në Romë këtë fundjavë për samitin e Grupit 20 dhe sot në Glasgow për një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën.
Psaki tha se ajo kishte planifikuar të udhëtonte me presidentin, por e anuloi udhëtimin pikërisht kur ai do të nisej për në Evropë pasi mësoi se anëtarët e familjes së saj kishin rezultuar pozitivë për COVID-19.
“Që atëherë, unë kam karantinuar dhe kam rezultuar negativ për COVID të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën. Megjithatë, sot rezultova pozitiv për COVID” , tha Psaki në deklaratë.
Psaki, e cila është plotësisht e vaksinuar, tha se ajo po shfaq vetëm simptoma të buta.