image Zyrtarisht, Shqipëria do ta udhëheq Kryesinë e OSBE-së
[wp-story id="814678"]

Rajon

Njoftimi/ Zyrtarisht, Shqipëria do ta udhëheq Kryesinë e OSBE-së

news image

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.

Sot Shqipëria ka marrë stafetën e drejtimit të organizatës. Lajmin e ka bërë me dije Ministri Cakaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj.