image Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 11:00, ku në rend dite, përveç tjerash, është edhe caktimi i pikave të diskutimit të seancës së re plenare më 17 nëntor.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:

7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
9. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
10. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,
16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
14. Zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
15. Shqyrtimi i raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

V. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
8. Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
9. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/GazetaSinjali/