image Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abdixhiku zbulon ndryshimin që ka propozuar

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abdixhiku zbulon ndryshimin që ka propozuar

news image

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë se LDK-së, ku pas saj në një konferencë për media është deklaruar kryetari Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të ditur se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë.

Abdixhiku ka treguar se ka propozuar disa parime, të cilat pritet të marrin dritën e gjelbër në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, e ku një nga to është edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së strukturave të partisë.

Kreu i LDK-së ka treguar se tashmë kanë një data bazë të anëtarësisë me rreth 30 mijë anëtarë, dhe kjo anëtarësi do të bëjë zgjedhjen e strukturave partiake.

Në të kaluarën, kanë qenë delegatët e dërguar nga të gjitha degët e LDK-së ata të cilët kanë votuar për zgjedhjen e strukturave, përfshirë edhe pozitën e kryetarit.

“Sot kemi marrë vendim në mënyrë anonime që të shpallim zgjedhjet në partinë e LDK-së. Ky proces për ne është festë, ne ftojmë çdo anëtar, çdo veprimtar që të behën pjesë të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ai theksoi se nuk ka pasur mosmarrëveshje brenda partisë dhe me asnjë votë kundër ka aprovuar shpalljen e zgjedhjeve.

Ndërsa shtoi se dorëheqjet që ndodhin në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta pasi që edhe Kryesia është në dorëheqje e sipër.

/GazetaSinjali/