image Zyrtari ukrainas: Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit

Botë

Zyrtari ukrainas: Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit

news image

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha sot këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.

Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forcat në kufirin ukrainas me rotacion dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.

/GazetaSinjali/