image Nuk i shërbeu ushqimin në kohë, klienti i uritur plagos punonjësin e fast-food në Itali (VIDEO)

Evropë

Nuk i shërbeu ushqimin në kohë, klienti i uritur plagos punonjësin e fast-food në Itali (VIDEO)

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Itali, pasi një klient ka qëlluar mbi punonjësin e një fast foodi pasi nuk po i vinte në kohë porosia.

Ngjarja ka ndodhur në Peskara, ku 29-vjeçari qëllon me pistoletë 4 herë mbi një të ri domenikan, pasi ky i fundit nuk i kishte sjellë në kohë porosinë klientit të uritur.

Siç shihet edhe në video, klienti ka debatuar fillimisht ashpër me kuzhinierin dhe më pas ka qëlluar 4 herë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.

Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej. Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.

/GazetaSinjali/