image Zyrtari rus i mbrojtjes parashikon shpërbërjen e Ukrainës

Botë

Zyrtari rus i mbrojtjes parashikon shpërbërjen e Ukrainës

news image

Ukraina mund të ndahet në disa vende më të vogla si rezultat i luftës, ka thënë një nga zyrtarët më të lartë të mbrojtjes ruse.

Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi ShBA-në dhe vendet e tjera perëndimore se po përpiqen të rrënjosin urrejtjen ndaj Rusisë në Ukrainë dhe tha se historia mëson se urrejtja nuk mund të bëhet kurrë një faktor i besueshëm në unitetin kombëtar.

Si rezultat, politika e Perëndimit dhe regjimit të Kievit nën kontrollin e tij mund të jetë vetëm shpërbërja e Ukrainës në disa shtete”, tha ai për gazetën ruse Rossiyskaya.

Rusia ka thënë tashmë se e njeh pavarësinë e dy rajoneve pro-ruse të shkëputura të Ukrainës lindore, duke e pasqyruar fillimisht pushtimin e saj si një operacion paqeruajtës në mbrojtje të tyre. Në javët e fundit, Rusia ka dislokuar forcat e saj për t’u fokusuar në ato zona.

Rusia gjithashtu aneksoi më parë Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

/GazetaSinjali/