Zyrtarët policorë janë të thirrur për të monitoruar zbatimin e ligjit, i cili vlen për të gjithë njësoj, mirëpo ka raste kur edhe ata vetë janë shkelës të rregullave e ligjeve.
Një rast i tillë, që paraqet kundërvajtje është kapur nga kamera e një sinjalizuesi në Pejë sonte.
Ai ka dërguar në adresë të Sinjalit një video të veturës zyrtare të Policisë së Kosovës, në të cilën shihet zyrtari policor i cili përdor telefonin gjatë vozitjes.
Në videon e cila, sipas sinjalizuesit, është realizuar rreth orës 18:30, shihet vetura e policisë me targat 194-05.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar qytetarët që të mos e përdorin telefonin gjatë ngasjes, pasi që konsiderohet njëri nga shkaktarët e aksidenteve rrugore dhe nuk do të ketë “mëshirë” për shkelësit e kësaj rregulle.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/