Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi ka ironizuar me vendimin e shkarkimit të Agim Veliut nga kryemnistri Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shkruar se Agim Veliu ishte i infektuar me koronathaçizëm
“Agim Veliu dukej edhe i infektuar e në gjendje të rëndë me koronathaçizëm”, ka shkruar Abazi.
Ai gjithashtu ka përgëzuar Kurti për largimin e Veliut, pasi ai përbënte rrezik për shtetin e Kosovës.
“Përgëzime KM Kurti, largoi një anëtar kabineti të rrezikshëm për shëndetin publik dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Abazi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Kjo pasi mbrëmë vonë, Veliu, u deklarua kundër qëndrimit të Kurtit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./ Gazeta Sinjali/