image Zyrtari i PDK-së: Më përpara vdes sesa e bëj testin me donacion të Serbisë

Zyrtari i PDK-së: Më përpara vdes sesa e bëj testin me donacion të Serbisë

news image

Rrahman Jakupi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në degën e Shtimës, ka deklaruar se më përpara vdes sesa që e bënë testin për koronavirus me donacion të Serbisë.

Këtë koment, Jakupi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ‘ma parë pranoj me vdekë se me ba testin e Coronavirus-it me donacion të serbisë’, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Sinjali.

Jakupi ka dhënë këtë deklaratë, pasi Kosova ka pranuar 1 mijë teste donacion nga Serbia. /Gazeta Sinjali/