image Zyrtari i Komunës së Gjakovës e parkon veturën mbi sipërfaqen e gjelbëruar (FOTO)

Sinjalizime

Zyrtari i Komunës së Gjakovës e parkon veturën mbi sipërfaqen e gjelbëruar (FOTO)

news image

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës e ka gjetur një vend aspak të përshtatshëm për parkimin e veturës zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një fotografi në të cilën shihet vetura zyrtare me targa “07Z-18-02”, e cila është parkuar mbi sipërfaqe të gjelbëruar.

Sipas tij, kjo veturë i përket Drejtorisë së Financave të Komunës së Gjakovës dhe zyrtari që e shfrytëzon atë, e parkon çdo ditë mbi këtë sipërfaqe.

“Ju lutem, e postoni këtë foto, që ta shohin të gjithë se sa të papërgjegjshëm janë zyrtarët komunalë në Gjakovë. Shikoni si e parkon veturën çdo ditë”, tha ai./Gazeta Sinjali/