Jakov Devçiç, Kreu i Fondacionit “Konrad Adenauer”, ka thënë se Serbia nuk duhet ta shohë Asociacionin e komunave me shumicë serbe si mjet të mundshëm të bllokadave politike”.
Në një prononcim për BILD, ai ka thënë se Asociacioni duhet të implementohet sipas marrëveshjes që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në vitin 2013 dhe 2015.
Por shton se pa masa të besimit në mes dy palëve, situata e sigurisë në Kosovë mund të ndryshojë.
“Qeveria në Kosovë duhet të pajtohet që të zbatojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord me Serbinë në vitin 2013. Serbët duhet të jenë në gjendje të formësojnë politikën e tyre në mënyrë të pavarur në nivel lokal, për shembull në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe kulturës dhe ekonomia”, ka thënëJakov Devçiç.
“Është gjithashtu e rëndësishme që Serbia të mos e shohë asociacionin si mjet të mundshëm të bllokadës politike dhe që përfaqësuesit serbë të kthehen sa më shpejt në institucionet kosovare. Pa masa për ndërtimin e besimit, situata e sigurisë në Kosovë mund të ndryshojë. Perëndimi duhet të inkurajojë afrimin e mundshëm me përparime konkrete politike në integrimin në BE dhe investime të reja”, ka deklaruar ai.
Më 27 shkurt në Bruksel do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Temë diskutimi do të jetë plani-franko gjerman si një udhëryfyes për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen e problemevë ne mes dy shteteve.
Në këtë artikull të BILD referuar planit franko-gjerman thuhet se “përderisa Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, ajo së paku nuk duhet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
“Përveç kësaj, të dy vendet do të hapin zyra përfaqësuese në kryeqytetet e njëri-tjetrit – një skenar që është i vështirë të imagjinohet duke pasur parasysh protestuesit e ngjashëm me turmën kohët e fundit në Beograd”, thuhet në artikull teksa raportohet për grupet pro-ruse në Beograd që përdorin edhe dhunë kundër çdo marrëveshjeje potenciale me Kosovën.
Kosova është njohur nga më shumë se 100 shtete dhe pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare edhe sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.